Ka nisur asambleja e prokurorëve për të bërë zëvendësimin e Antoneta Sevdarit, ish-anëtare e KLP-së, e cila u shkarkua më herët nga procesi i vetting-ut.
Si kandidat është Vate Staga, por ndërkohë prokurori Sokol Malaj kërkon ndryshim të rregullores dhe kërkon që të shtohet “kandidati quhet fitues nëse merr 50 plus një”, vetëm kështu kandidati quhet përfaqësues i vullnetit tonë, tha ai.





