Asambleja e Universitetit Bujqësor të Tiranës është mbledhur sot pas lajmit të ndërtimit të shkollës.Mësohet se në mbledhje janë diskutuar masat kundër ndërtimit të shkollës. 

Dekani i fakultetit Ekonomik Maksim Meço është shprehur se ndihet i prerë në besë nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe kryeministri Edi Rama, ndërsa ka paralajmëruar vazhdim të protestës nga ana e pedagogëve dhe hedhjen e bashkisë në gjyq.

"Rektorati është dorëzuar dhe e quan të humbur betejën por vendimarrja e fundit sipas ligjit na takon ne si staf akademik dhe vendos asambleja e pedagogëve. Veliaj dhe kryeministri na prenë në besë, na premtuan kampusin universitar ndërsa sot bëjnë të kundërtën. Pedagogët kërkojnë vazhdimin e protestës dhe hedhjen e bashkisë në gjyq."– mësohet të jetë shprehur dekani Meço.