Mbeti mister për orë të tëra identiteti i viktimës së djeshme pas grabitjes në Rinas. Pas më shumë se 24 orë nga ngjarja, News 24 zbardh detaje të reja në lidhje me të ndjerin Admir Murataj, i cili kishte kryer ndërhyrje në fytyrë, duke vështirësuar identifikimin e tij.
Murataj kishte kryer ndërhyrje në hundë, duke sjellë kështu ndryshime. Pamja e tij nuk përputhej me pamjet në foto që kishte policia.
Për këtë arsye, organet policore kanë kërkuar ndihmë pranë policisë greke, përgjigja e të cilëve ka mbërritur në orën 3 të mëngjesit të sotëm. Ishin mediat greke ato që zbuluan fillimisht identitetin e Muratajt.
Policia ka marrë në pyetje në komisariat edhe gruan e viktimës, çka solli konfirmimin e saktë të identitetit të tij. I ndjeri ndodhet ende në morg dhe do të tërhiqet mëngjesin e së enjtes nga familjarët.





