Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se është rritur siguria e anijeve me flamur shqiptar.

IMO ka njoftuar zyrtarisht se pasi janë kryer një sërë tekstesh në disa shtete projekti LRIT është aktiv. Kjo nënkupton se anijet me flamur shqiptar lëshojnë sinjale alarmi edhe mbi 1 mijë milje nga ujërat tona.

Spas përmbushjes së këtij detyrimi nga IMO-s, Drejtoria e Përgjithshme Detare bën të ditur se investimi i rradhës është sistemi VTMIS, që nënkupton monitorimin e ujërave shqiptare, sistem që financohet nga Banka Botërore.

Njoftimi i plotë i DPD-së:

Projekti LRIT eshte aktiv dhe anijet me flamur Shqiptar identifikohen dhe leshojne sinjale alarmi edhe mbi 1 mije milje nga ujerat Shqiptare. 
Nga sot pas testeve te bera nga disa shtete erdhi konfirmimi zyrtar nga IMO se sistemi funksion dhe eshte plotesisht ne pune. 
LRIT eshte kerkuar nga IMO dhe EMSA per tu realizuar qe ne 2010 por qe nuk u realizuar per burokraci.Pas kembenguljes tone u arrit qe te financohet dhe te implementohet me shume sukses dhe Shqiperia ploteson nje nga kushtet e IMO dhe EMSA dhe rrit sigurine e anijeve me flamur Shqiptar.
Investimi i rradhes eshte sistemi VTMIS monitorimi i ujrave Shqiptare i cili do financohet nga BB dhe kompletohemi dhe plotesojme te gjitha detyrimet si shtet ndaj IMO dhe EMSA dhe rritet maksimalisht siguria e anijeve ne ujrat detare Shqiptare…