Nëse Admir Murataj nuk do të ishte vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, ndoshta nuk do të ishte zbuluar ndonjëherë.
Kjo sepse Murataj u shfaq tullac në pistën e avionit ku në bashkëpunim me 4 persona të tjerë, morën paratë e 4 bankave që do transportoheshin në Vjenë me avion nga Tirana.
Me syze dhe mjekërr, me veshje të forcave komando. Kur u pa i shtrirë i pajetë në një rrugë dytësore rreth 2 km larg Rinasit, ai ishte një person tullac që askush nuk po e identifikonte, edhe pse fotoja e tij i vdekur ju tregua personave të shoqëruar për ngjarjen. Dhe nuk kishte si ta njihte asnjeri, pasi në fakt Admir Murataj kishte vënë maskë silikoni në të gjithë fytyrën dhe kokën, që e tregonte atë një person krejtësisht tjetër nga si ai ishte.
Por si mund të gjendet kjo maskë? Mund të bie fare lehtë në duart e të gjithëve, pasi mund të blihet edhe online, dhe kushton fare lirë, siç mund ta shihni nga fotot e mëposhtme.





