Një studim i fundit i revistës mjekësore “Lancet” që u krye në rreth 195 shtete, tregon se plot 11 milionë persona çdo vit humbin jetën si pasojë e dietës ushqimore që përdorin çdo ditë, dhe këtu theksojmë që nuk e kemi fjalën për dietat që ndjekim për të ulur kilet e tepërta, por mënyrën e të ushqyerit.
Studimi ka zbuluar se dieta jonë e përditshme vret më shumë se duhanpirja, duke u bërë shkak për 1 në 5 vdekje në mbarë botën. Përdorimi i tepruar i kripës, mungesa e drithërave dhe frutave janë disa nga arsyet që po çojnë në një rritje të sëmundjeve kardiovaskulare, diabetit, etj..
Mjeku endokrinolog, Florian Toti tha se shqiptarët dallohen për jetëgjatësinë e tyre, por ushqehen në mënyrë jocilësore.