524 milionë lekë ka akorduar bashkia në buxhetin e vitit 2019 për rikonstruksion total dhe të pjesshëm të rrugëve në Durrës. 8 akse rrugore janë përcaktuar për rikonstruksion, ndërsa pritet që listës t’i shtohen edhe rrugw të tjera. Durrëslajm sjell listën e plotë të këtyre akseve ku do tw ndwrhyhet, ndërsa puna ka filluar një javë me parë me dy rrugw në qendër të qytetit.

Burime zyrtare bëjnë me dije se në këto segmente është planifikuar ndërhyrja e plotë dhe e pjesshme.

Rruga “Zef Ujkaj” – rikonstruksion total

Rruga “Kristo Sotiri” – rikonstruksion total

Rruga “Aleksandër Goga”, nga mazouleumi i Dëshmorëve tek Spitali – skarpim, asfaltim

Rruga “Albania” në ish-Kënetë – rikonstruksion total

Rruga “Mujo Ulqinaku” – skarpim dhe rikonstruksion i trotuareve

Segmenti “Egnatia-Mars ‘91” – skarpim, trotuare

Rruga “Hafiz Podgorica – Liburnika” – asfaltim dhe trotuare.

Punimet nisën një javë më pare nw rrugwt “Mujo Ulqinaku”, nga pallati i sportit tek kryqëzimi i stadiumit dhe pjeswn tek Valuta.

Në sy bie fakti që shpërndarja e fondeve ka shkuar edhe këtë radhë në qendër të qytetit e vetëm 10% në periferi pavarësisht se problematikat janë të mwdha si në qendër edhe në periferi. Burimet zyrtare pohuan se janë në proces për rishqyrtim edhe disa akse të tjera që janë shumë të dëmtuara dhe kërkojnë ndërhyrje emergjente por ende nuk janë përcaktuar.

Burime zyrtare nga bashkia e Durrësit pohuan pas interesimit të DurrësLajm se Bashkia tenderoi fondin në bazë të sipërfaqjes për metër katror për infrastrukturën rrugore. Fituese e tenderit është shpallur firma nga Shijaku “Al-asphalt shpk”, që zbatoi edhe projektin e segmentit të rrugës “Aleksandwr Goga”; nga pallati i Kulturës deri në sheshin para Mazouleumit të Dëshmorëve.

Por rikonstruksioni i segmenteve kyçe në të njëjtën kohë ka sjellë kaos në trafik. Segmenti “Mujo Ulqinaku” nga pallati i Sportit deri tek kryqëzimi i stadiumit qëndron i bllokuar prej një jave dhe trafiku është spostuar në rrugët e tjera. Pavarësisht se policët e qarkullimit kanë devijuar trafikun ka qënë e pamundur për të lëvizur në Durrës duke ditur që ky aks mban peshën kryesore të lëvizjes së disa shkollave që gjenden në këtë zonë përveç dendësisë së madhe të popullsisë.

Megjithatë shumë qytetarë durrsakë shprehen se ky është asfalt elektoral për aq kohë sa akset rrugore shtrohen me urgjencë para zgjedhjeve lokale.

K.H.