Prokuroria për Krimet e Rënda ka kërkuar këtë të hënë 18 vjet heqje lirie për Klemend Balilin, dënim i cili ulet në 12 vjet për shkak të gjykimit të shkurtuar.
Klemend Balili i cilësuar si “Eskobari i Ballkanit” u vetëdorëzua pas negociatave me policinë më 15 janar. Më pas ai kërkoi gjykim të shkurtuar, gjë e cila iu pranuar nga gjykata.
Prokuroria e akuzon Kelmend Balilin për trafik droge, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Sipas hetimeve është provuar që 47-vjeçari ka marrë pjesë në trafikun e dy ngarkesave me kanabis.





