Gjykata ka përfunduar sot gjykimin për Luciano Boçin i paditur për shpifje nga ish-ministrja e Arsimit Lindita Nikolla, të cilën ish-deputeti demokrat e akuzonte se do bënte tender për deftesat.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues vendosi të shpallë fajtor ish-deputetin Boçi për shpifje dhe fyerje duke e dënuar atë me një gjobë prej 70 000 lekësh. 

Ish-ministrja Lindita Nikolla paditi ish-deputetin demokrat Luaciano Boci, pas akuzave të tij për shkelje në tenderin për dëftesat e shkollave 9-vjeçare.

Sipas Boçit, teksa Nikolla ishte në krye të Ministrisë së Arsimit ka manipuluar tenderin për dëftesat, duke vonuar shpërndarjen e tyre, e të vetmet dëftesa që u printuan dhe u shpërndanë ishin ato të klasës së 9-të për vitin shkollor 2017-2018, por edhe ato rezultuan me gabime.