Banorët në zonën e Bregut të Lumit në Tiranë, kanë dalë në protestë për të kundërshtuar shembjen e banesave të tyre në kuadër të zgjerimit të Bulevardit të Ri.
Me gurë dhe shkopinj në duar, ata nuk kanë lejuar fadromat që të nisin punën, pasi sipas tyre nuk kanë marrë ende kompensimin.
Gjithashtu, banorët shprehen se nuk ishin njoftuar më herët që prishja e banesave do të ndodhte ditën e sotme. I pranishëm në protestë është edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.





