Gjykata e Apelit për Krime të Rënda, u detyrua të shtyjë për të gjashtën herë seancën ndaj Emiljano Shullazit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Edhe këtë herë shkak është bërë mbrojtja, pasi avokati i Emiljano Shullazit, Vladimir Meçe, duke paraqitur një raport, njoftoi mungesën e tij për shkaqe shëndetësore.

Ndërkohë, avokati i caktuar nga gjykata për Gilmando Danin, njoftoi se nuk mund të ishte mbrojtës i tij, pasi në Shkallë të Parë ka mbrojtur Ylvi Beqjen.

Në këto kushte, gjykata shtyu seancën dhe bëri zëvendësimin e avokatit kryesisht, raporton "Panorama".