Qeveria holandeze ka nisur një fushatë kundër emigracionit ilegal. Në një video të publikuar nga ambasada e Holandës në vendin tonë shihet vetë Mark Harbers, ministri i shtetit për drejtësinë dhe sigurinë që ka zbritur në terren.

Ai ka shkuar në një nga pikat nga ku shqiptarët futen nëpër kamionë për të kaluar më pas ilegalisht në Angli. Ministri apelon që askush të mos niset më ilegalisht, sepse do të hipet në avionin e parë për t'u kthyer mbrapsht në atdhe.