Gjykata e Tiranës ka liruar nga ambientet e paraburgimit Olsi Albajramin që u arrestua paraditen e së mërkurës në protestën e opozitës. Albajrami do të hetohet në gjendje të lirë, pasi akuzohet për dhunë dhe kundërshtim të punonjësve të policisë.

Ditën e protestës 29-vjeçari u dhunua nga protestuesit, pasi në kokë mbante një kapuç dhe ata pretendonin se ishte efektiv policie i infiltruar mes tyre.

Ndërkohe policia e Kukësit ka proceduar 13 persona, pasi i bllokuan rrugën një ditë më parë kryeministrit Rama në vendin e quajtur “Ura e Drinit të Zi”.