Dy lëkundje të reja sizmike janë regjistruar në rajonin e Durrësit gjatë ditës së enjte.

Zona e Gjirit të Lalzit vazhdon të mbetet epiqendra e tyre. Sipas të dhënave të Institutit Sizmiologjik, tërmetet kanë pasur manjitudë 2.1 dhe 2.5.

Ditët e fundit në rajonin e Durrësit janë regjistruar shumë lëkundje sizmike, ku rekordin e mban data 1 prill me 14 të tilla. Fatmirësisht pjesa më e madhe e tërmeteve kanë pasur intensitet të ulët, por nuk kanë munguar edhe ato me manjitudë 3.8 dhe 3.6.