Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pak më parë nga qyteti i Fierit.

Paraprakisht nuk dihet nëse ka persona të lënduar, ndërkohë që është raportuar dhe për një makinë me targa false, e cila ka shpërthyer në flakë.

Makina e djegur është e tipit BMW, kurse targat e saj i përkasin një makine tjetër tip Renault.

Mjeti i djegur është gjetur në lagjen 'Afrimi i ri' ndërsa Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje.