Qeveria ka vendosur pezullimin e përkohshëm të punimeve të ndërtimit dhe aktiviteteve të lidhura me to në zonat turistike gjatë sezonit veror. Masa hyn menjëherë në fuqi dhe do të jetë në zbatim deri më 15 shtator 2026.
Lajmin e bëri të ditur ministri i Turizmit, Blendi Gonxhja, i cili sqaroi se vendimi përcakton qartë kategoritë e punimeve që pezullohen, rastet që përjashtohen nga kjo masë, zonat ku zbatohet pezullimi, rregullat për lejet e ndërtimit, si edhe masat administrative që do të merren në rast shkeljesh.
“Jo ‘dam dum’ në sezon. Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike. Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026. Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët”, shkroi Gonxhja në reagimin e tij.
Sipas ministrit, zbatimi i këtij vendimi do të monitorohet nga institucionet përgjegjëse, ndërsa subjektet që nuk respektojnë pezullimin e punimeve do të përballen me masat administrative të parashikuara në legjislacion.
Postimi i plotë i ministrit
Jo dam dum në sezon! Në zbatim të ligjit nr. 83/2026 dhe vendimit të Këshillit të Ministrave, gjatë sezonit turistik 2026 pezullohen përkohësisht punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e lidhura me to në zonat turistike.
Periudha e pezullimit fillon me hyrjen në fuqi të këtij vendimi dhe përfundon më 15 shtator 2026.
Kjo masë synon të garantojë zhvillimin normal të sezonit turistik, mbrojtjen e destinacioneve turistike dhe një mjedis më të qetë e cilësor për qytetarët dhe vizitorët.
Vendimi përcakton qartë:
Punimet që pezullohen;
Punimet që përjashtohen nga pezullimi;
Zonat ku zbatohet masa;
Rregullat për lejet e ndërtimit;
Masat administrative në rast shkeljesh;
Institucionet përgjegjëse për monitorimin dhe zbatimin e tij.
Ftojmë të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari ndërtimore të respektojnë kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe të bashkëpunojnë me institucionet përgjegjëse për garantimin e një sezoni turistik të qetë, të sigurt dhe me standarde të larta.





