6 persona janë vënë në prangat e autoriteteve italiane, 5 shtetas italianë dhe 1 shqiptar pasi grabisnin makina luksoze në Itali për t'i shitur më pas në Shqipëri. 

Sipas hetimeve ky grup kriminal ka transportuar në Shqipëri me dhjetëra makina të vjedhura. Deri më tani janë gjurmuar e gjetur në Shqipëri 10 automjete, 7 Range Rover, 2 Audi Q5 dhe një Audi A4.

Pasi grabitjes automjeteve u falsifikohej numri i serisë, targa, leja e qarkullimit si dhe sigurimi i makinës. Hetimet e këtij operacioni kanë nisur pas denoncimit të një shtetasi italian për grabitjen e automjetit të tij tip Range Rover.

Pas këtij denoncimi policia italiane ndaloi në portin e Barit, 2 persona ndërsa po niseshin drejt Shqipërisë  me 2 automjete luksoze të tipit Audi Q5 e Range Rover, që të dyja të vjedhura pak ditë më parë në Itali.

Për transportimin e automjeteve në Shqipëri paguheshin persona të padyshimtë nga autoritetet policore, që më pas riktheheshin në Itali me avionët e linjës.