Policia e Durrësit informon në lidhje me djegien e dy makinave gjatë natës se zjarri fillimisht ka rënë në automjetin në pronësi të shtetasit B.D.,50 vjeç, banues në lagjen nr.4 Durrës.
Për pasojë është djegur pjesërisht dhe automjeti i shtetasit H.H., 64 vjeç, i cili ndodhej i parkuar ngjitur me të.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Informacioni paraprak:
Më datë 03.04.2019, rreth orës 02:50, në lagjen nr 4, Durrës, ka rënë zjarr në automjetin në pronësi të shtetasit B.D.,50 vjeç, banues në lagjen nr 4, Durrës për pasojë është djegur pjesërisht dhe automjeti i shtetasit H.H., 64 vjeç , banues në lagjen Nr 4 Durrës, i cili ishte i parkuar në afërsi.
Grupi Hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.





