Thertore për shqiptarët i cilëson ish-kryeministri Sali Berisha burgjet greke pas publikimit të pamjeve të rënda të vrasjes së Albert Bakos.
Në një postim në Facebook, Berisha shkruan se ky krim i shëmtuar është dëshmi e një situate mesjetare çnjerëzore që ekziston për shqiptarët në burgjet e një vendi anëtar të Këshillit të Europës, Bashkimit Europian dhe NATO-s.
POSTIMI I BERISHËS
Burgjet e Greqise si thertore per shqiptaret!
Te dashur miq, keto dite gazata e madhe greke "To Vima" publikoi videon me pamje te llahtarshme te therjese se Albert Bakos ne burgun famkeq te Koridhalos ne Greqi.
Ky krim i shemtuar, therja njelloj si ne nje thertore te te burgosurit te radhes shqiptar eshte deshmi e nje situate mesjetare çnjerezore qe ekziston per shqiptaret ne burgjet e nje vendi anetar te Keshillit te Europes, Bashkimit Europian dhe NATOs.
Denoj me ashpersin me te madhe therjen e te burgosurit te radhes ne burgjet e Greqise, iu bej thirrje organizatave, Komisionit te te Drejtave te Njeriut ne OKB, ne Parlamentin Europian dhe Keshillin e Europes si dhe Amnisty International dhe Helsinki Watch te denojne kete krim makaber dhe te vendosin para pergjegjesise autoritetet greke per serialin e vrasjeve, therjeve, torturave çnjerezore qe iu rezervohet shqiptareve ne burgjet e tyre.
Denoj me ashpersine me te madhe heshtjen kriminale te Zografit bis para ketij krimi te shemtuar dhe krimeve te tjera te makaber qe kryhen njera pas tjeters ndaj shqiptareve.
Se fundi, falenderoj mediat dhe opoziten greke qe denoncuan krimin e shemtuar. sb





