Ervin Salianji ka publikuar një tjetër bisedë telefonike, e përgjuar sipas tij nga prokuroria, mes Drejtorit të Policisë së Fierit Albert Nushi ( në vitin 2018) dhe Fredi Alizotit. Sipas Salianjit, ky i fundit u pagua për të thënë që ishte aktori që ka bërë zërin e Geron (Agron) Xhafës në audiopërgjimin e publikuar nga PD, ku akuzohet për trafik droge vëllai i ish-ministrit të Brendshëm

Albert Nushi (drejtor Policie): Fredi…

Fredi Alizoti: Përshëndetje, ça bën o? Po ku je o? Unë në kryeqytet…

Albert Nushi (drejtor Policie): Kryeqytet ë??

Fredi Alizoti: Eee A dëgjon? Thuaji çik atij shefit të madh, unë jam ku më le atë natë, ta takoja cik sonte.

Albert Nushi (drejtor Policie): Ca do?

Fredi Alizoti: Ta takoja cik atë shefin tënd

Albert Nushi (drejtor Policie): Po ku je o?

Fredi Alizoti: Ku më le atë natë thash o burr, në kryeqytet… E atje, këtu jam.

Albert Nushi (drejtor Policie): Po shiko mua, nesër në orën 9… Po çne ti, ike direkt?

Fredi Alizoti: O lla unë nuk kam më kthim mbrapa, ato që janë bërë janë bërë. Nuk ka më kthim mbrapa

Albert Nushi (drejtor Policie): Po, pooo

Fredi Alizoti: Merre cik shefin dhe jam këtu lart, e ke parasysh dua ta takoj se s’bën sonte. Sonte se s’bën, gjallë a vdekur.