Që Durrësi turistik të mos identifikohet me tufat e qenve që zaptojnë hapësirat e qytetarëve dhe të pushuesve në plazh është i rëndësishëm largimi. Projekti që synon zbrazjen e qytetit nga qentë endacakë ka vijuar me sterilizimin dhe largimin e 500 qenve nga rrugët e Durrësit, ndërsa 1500 të tjerë shëtisin ende në rrugë.

Për drejtorin e ndërrmarrjes së Komunales të plazhit, Alfred Dhuli, qentë endacakë që shëtisin të lirë prishin imazhin e qytetit tonë turistik. 500 qen endacakë janë sterilizuar nga nisja e këtij projekti, që ka për objektiv rritjen e numrit të qenve të larguar nga rruga dhe grumbullimin e tyre në një pikë të ngritur nga bashkia.

Tufat e qenve endacakë në dimër janë bërë shkak për aksidente të shumta, pasi kanë kafshuar shumë qytetarë ndërsa në verë ata shëtisin në breg të detit duke terrorizuar pushuesit që vijnë nga vende të ndryshme.

K.H.