Është publikuar një video e re që tregon gazetaren, Jenny Sushe në një party me Kubrat Pulev, të cilin ajo e akuzoi se e kishte puthur me forcë dhe e kishte kapur prej të pasmeve, shkruan The Sun. 

Gazetarja ka marrë masa ligjore kundër boksierit pasi e puthi live në intervistën pas fitores së tij kundër Bogan Dinu. Pulev ishte akuzuar për incidentin, por insistoi se dyshja ishin miq dhe kishin qeshur për rastin në fjalë më vonë. Por Sushe, kishte thënë që e kishte takuar 37-vjeçarin për herë të parë atë ditë.

Pas kësaj deklarate ekipi i boksierit ka publikuar një video ku gazetarja shihej duke festuar deri në orën 3 të mëngjesit dhe duke i dhënë një "kërcim" në prehër një trajneri prej stafit të boksierit, po atë natë pas ndeshjes.

Bashkë me videon shihet edhe një shkrim që thuhet kështu: “Nëse një grua është sulmuar seksualisht apo kërcënuar në çfarëdo mënyre, ndoshta nuk do kishte vazhduar të qëndronte me atë njeri duke festuar deri në orën 6 të mëngjesit”.

Kujtojmë se Pulev është pezulluar nga Komisioni Atletik i shtetit të Kalifornisë pas incidentit.