38-vjeçari Bujar Murati, i burgosuri që u vetëvar paraditen e 13 marsit në qelinë e burgut në Berat ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Ai u gjet nga gardianët në gjendje të rëndë në dhomën e burgut dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Beratit por për shkak të gjendjes së rëndë, u transportua për në Spitalin e Traumës në Tiranës.
20 ditë pas ngjarjes, 38-vjeçari nga fshati Lybeshë, në bashkinë Poliçan, ndërroi jetë. Nuk dihen ende motivet që çuan në vetëvarjen e të burgosurit, ndërsa në atë kohë ngjarja u fsheh nga të gjitha institucionet.
Ai vuante prej disa muajsh dënimin në IEPV-në e Beratit për “mashtrim”.





