Durrësi do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të pijshëm përgjatë këtyre dy ditëve e hënë dhe e martë (1 dhe 2 prill).
Ujësjellës Kanalizime Durrës njofton se për shkak të një remonti të planifikuar nga OST, sot nga ora 8.00-17.00 do të ndërpritet furnizimi me ujë të pijshëm. OST ka stakuar enegjinë elektrike dhe stacioni kryesor i pompave nuk furnizohet me energji gjatë ditës së sotme.
UKD njofton abonentët që të marrin masa, pasi do të ketë çrregullime në furnizimin me ujë gjatë ditës së sotme dhe të martën datë 2 prill.





