Mbrëmjen e kësaj të diele, Elbasani është blinduar nga prania e forcave policore në të gjithë hapësirën ku shtrihet qyteti. Pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në këtë qytet, kjo është prania më e shumtë e konstatuar në qytet.

Raportohet se në të gjitha kryqëzimet dhe akset rrugore të Elbasanit si dhe nëpër lagjet kryesore të këtij qyteti ka patrullime të forcave Shqiponja dhe të forcave ‘Renea’.

Policia është duke kontrolluar imtësisht përdoruesit e automjeteve dhe të gjithë personat me precedentë penalë.

Ka patur kontrolle të befasishme në biznese të ndryshme dhe në banesa.