Një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është regjistruar këtë fund marsi në Durrës.

Sipas të dhënave të IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit), tërmeti ka rënë në orën 07:51 të kësaj të diele, me epiqendër në detin Adriatik, Kepi i Rodonit, 26 km në veri të Durrësit, me thellësi 14 km.

Nuk raportohet për dëme materiale.