Protestat në Serbi janë parë si rast për të shkuar në zgjedhje. Opozita ka kërkuar fillimisht lirinë e medias. Por, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, ka nxitur edhe më shumë ofertën e tij për dy dyluftim në kutitë e votimit.

Progresistët e tij kanë votuar pro zgjedhjeve, por Vuçiç edhe pse shumë i sigurt që fitorja do të ishte e tij, është shprehur më pragmatist, të paktën për disa javë.

Aleksandër Vuçiç, president i Serbisë: Ne nuk kemi sjellë një vendim konkret, por jemi më afër zgjedhjeve parlamentare se sa që kemi qenë. Ka qenë një votë kundër dhe kjo ka qenë vota ime. Kemi rënë dakord që për një kohë të shkurtër të themi çfarë mendojmë për integrimin, çështjen e Kosovës dhe investimeve të rëndësishme. Jemi më afër vendimit për zgjedhje që të mos jeni të befasuar. Ka shumë që mendojnë vetëm për zgjedhje.

Zgjedhjet shihen si mundësi stanjimi dhe progresi të dialogut me Kosovën njëkohësisht. Analisti Dejan Milletiç, thotë se fryma rajonale e protestave është një gje e re. Por, sipas tij, Serbia është larg një opozite serioze.

Dejan Milletiç, analist: Është e nevojshme të kemi një modernizim të opozitës. Por edhe qeverisja nuk duket e interesuar për ta pasi ata kanë qenë në pushtet dhe një pjesë e tyre janë pasuruar dhe të tjerë kanë qenë në funksione kyçe. Qeverisja e ka të lehtë të luftojë me këtë opozitë dhe ajo nuk ka shanse. Duket sikur harxhohet vetëm energjia e popullit.

Serbia zgjedh parlamentin në zgjedhje, por edhe presidentin. Zgjedhjet lokale janë për vitin e ardhshëm. Shumë besojnë se Vuçiç mund të fitoj sërish. Opozita e bashkuar në Lidhjen për Serbinë. Borko Stefanoviç, ish-kryenegociatori për Kosovën, thotë se ka shumë për t’u bërë për zgjedhje të lira dhe demokratike.

Borko Stefanoviç, Lidhja për Serbinë: Në këtë moment mund të themi se në televizionin publik Vuçiç dhe partia e tij zënë 85 për qind të programit informativ. Të mos e përmendim këtu që Vuçiç del edhe në programet e sportit dhe i ka ngelur vetëm parashikimi i motit. Edhe në televizionet e tjera private ata kanë zënë gjithçka për promovimin e një partie dhe një njeriu.

 

Opozita serbe ka paralajmëruar një protestë nga të gjitha qytetet në kryeqytet me 13 Prill. Një tubim tjetër të madh në fushatën “E ardhmja e Serbisë”, e ka paralajmëruar vet presidenti./abcnews.al