Kryeministri Edi Rama pritet me protesta në Durrës. Rama do të jetë i pranishëm në orën 17:00 në qendër të qytetit bregdetar, ku pritet të shpallë edhe emrin e kandidatit për kryebashkiak në zgjedhjet lokale të qershorit.
Demokratët e Durrësit kanë organizuar një protestë dhe mendohet se do të tentojnë të pengojnë Ramën të futet në qytet për të zhvilluar takimin “Bashkia që duam”.
Mësohet se demokratët janë të ndarë në tre grupe. Siç duket edhe nga fotot e mbërritura në redaksinë e "DurrësLajm", një grup protestuesish janë mbledhur te Stacioni i Trenit.





