Pas afro 15 vitesh, 50 familje që banojnë në një pallat 11 katësh në qytetin e Durrësit kanë marrë lejet e legalizimit.
Një rast absurd që sorollaste prej vitesh banorët që kërkonin të bëheshin pronaë të ligjshëm të hyrjeve që kishin blerë, por që nuk ia kishin dalë prej vitesh.
Drejtoria e ALUIZNI-t në Durrës shpërndau një ditë më parë lejet e legalizimit për 50 familjet, ç'ka hap rrugën që këto familje të aplikojnë për të marrë edhe certifikatën e pronësisë. Banorët shprehen se ndihen të kënaqur tashmë, pasi do ta gëzojnë më në fund pronën e blerë me shumë kursime.
Drejtori i ALUIZNI-t, Arben Isaku thotë se vonesat për legalizimin e hyrjeve të këtij pallati kanë ndodhur për shkak të një ngërçi që lidhej me pronarin e firmës që kishte ndërtuar pallatin.
Problematika të ngjashme ekzistojnë edhe në zona të tjera të qytetit dhe administrata e ALUIZNI-t është duke u marrë hap pas hapi me përpunimin e dosjeve të tyre.
K.H.





