Rikonstruksioni i shëtitores “Taulantia” në Durrës do të realizohet me një fond limit prej rreth 363 milionë lekë të rinj (2,8 milionë euro).
Fondi i Zhvillimit Shqiptar thotë se kohëzgjatja e realizimit është 18 muaj nga data e fillimit te punimeve.
Ky investim oritet të përfundojë në fund të vitit 2020. Më poshtë, në foto tregohet pamja përfundimtare që pritet të marrë shëtitorja, pasi të realizohet investimi.





