Jo 20, por plot 28 persona do të preken nga reforma në shërbimin diplomatik. Diplomatët në fjalë nuk përmbushin kriteret e ligjit për shërbimin diplomatik dhe janë të emëruar jashtë sistemit.

Të njëjtat burime bëjnë me dije do të lirohen nga detyra Edmond Caca, punonjës në Ambasadën shqiptare në Londër, Fatjon Demneri  në misionin e Shqipërisë në Gjeneve të Zvicrës.

Në Misionin në Nju Jork, lirohet nga detyra edhe Arben Idrizi, ndërsa për Eltion Vërlenin është urdhëruar kthimi në atdhe për të shërbyer sipas nevojave të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme.

Shkëputja nga detyra edhe e Xhuljeta Kekos, pjesë e Ambasadës shqiptare në Hagë.

Me heret, gjate diteve te fundit jane publikuar edhe levizjet e diplomateve shqiptare ne Greqi. Keshtu jane levizur Florian Nova dhe Enkelejda Riza. E po ashtu u be publik edhe lirimi nga detyra e Pranvera Skanes, keshilltare ne Ambasaden shqiptare ne Londer, si dhe konsullit te Romes Edmond Kumaraku. Vendimet per te shkeputur marredheniet e punes ose per transferim, jane marre per shkak se keta punonjes kane qendruar ne detyre pertej afatit ligjor dhe kritereve te sanksionuar ne ligj.

Vete ministri ne detyre per Europe dhe Punet e Jashtme Gent Cakaj, ka deklaruar pak dite me pare se reformimi i sherbimit diplomatik, kryhet bazuar ne nevojat e shtetit shqiptar. Cakaj ka nenvizuar se nje numer i te shkarkuarve nuk ka pasur performancen e duhur ne pune, si dhe kane pasur shume pak kontribut per te miratuar vijimin ne detyre.