Megjithëse ndodhemi thuajse në fund të marsit, kapriçot e motit kanë sjellë reshje bore në zonën malore në Korçë.
Në gjithë qarkun paraqitet një situatë normale, ndërsa në lartësi mbi 1200 m reshjet me intensitet të ulët kanë vijuar për gjatë gjithë natës. Trashësia e borës në Dardhë, ka kaluar 7 cm.





