Nga Oerd Bylykbashi
Drejtori i Policise se Shtetit foli dje per arritjet e shkelqyera te policise ne proceset e fundit zgjedhore vecanerisht ato te 2015 dhe 2017. Policet po trajnohen per zgjedhjet. Mrekulli!
Policet do te trajnohen se si t'i lene qendrat e votimit ne meshire te bandave qe rrine tek dera e qendresse votimit, korridori apo oborri i shkolles qe kur zgjedhesi te kaloje per te votuar, te mos i shkoje ne mendje ta dredhi e te votoje ndryshe nga sa ka premtuar kundrejt pageses?
Policet do te trajnohen sipas porosise se Rames qe kur te mbarojne sherbimin te zhveshin uniformen dhe te bejne fushate per Partine Socialiste?
Policet e rekrutuar gjate Rilindjes dhe ata te dalluar ne fushaten e kanabizimit do te trajnohen me detyra specifike qe kur te marrin sinjalizim per presione dhe shit-blerje votash, te bejne cmos qe te mbrojne perimetrin e zones ku po vepron banda perkatese?
Policet do te trajnohen te identifikojne kriminelet e bandave te ndryshme nepermjet fotove senjaletike te dosjeve kriminale, madje t'i klasifikojne ata sipas bandave, qe te mos ndodhin ndalime apo arreste ne flagrance nga keqkuptimi?
Studimi i dosjeve 339 dhe 184 do te jete si teme diplomimi? Si te mbulojme provat e shitblerjes se votes ne bashkepunim me prokurorine?
Nuk eshte cudi qe me porosi te vecante te Drejtorit te Pergjithshem, policet do te trajnohen te thone diten e votimit, pa nderprerje dhe ngaterrese, shprehjen qe do siguroje standartet zgjedhore: "Polli pula e Lleshit ne kacile te leshit". Kjo do t'i tmerroje bandat!