Disa kriminelë në HMP Guys Marsh në Dorset kanë mbushur minj të ngordhur me drogë dhe telefona celularë për t'i kontrabanduar brenda burgjeve. Ata i përdorën minjtë e ngordhur për të fshehur kanabis, duhan, celularë, karikues, karta telefoni dhe letra cigaresh.
"Pas gjetjes së minjve në zonën e patrullimit, oficerët vunë re qepjet në stomakun e tyre. Minjtë ishin hedhur mbi gardhin e burgut nga kriminelët, të cilët u koordinuan nga një person brenda burgut, i cili ishte në pritje për t'i mbledhur ato. Ata duhej të shiteshin brenda burgut, duke shkaktuar kaos dhe dhunë,"-tha Ministria e Drejtësisë.
Ndërsa po hetohet për të zbuluar se kush ishte i përfshirë në ngjarje.





