Seanca gjyqësore për Emiliano Shullazin dhe grupin e tij ka dështuar për herë të gjashtë për shkak të mungesës së avokatëve.

Seanca e radhës u caktua data 8 prill.

Dhjetë ditë më parë, Gjykata gjobiti avokaten Eralda Brahimasi, ndërsa rastin e mungesës vendosi t’ia referojë Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Dosja ka nisur të shqyrtohet në Gjykatën e Apelit të Krimeve të Rënda prej janarit 2019 por deri tani nuk është mbajtur asnjë seancë.