Autoriteti Portual Durrës ka shpallur konkursin për pozicionin e zëvendës drejtorit pranë Forcës së Sigurisë Portuale.
Në një njoftim në faqen e web-it të APD-së bëhet e ditur se shpallet konkursi për:
“1 (një) vend vakant për zv. Drejtor të Forcës së Sigurisë Portuale”.
Sipas njoftimit, të gjithë të interesuarit mund të dorëzojnë dokumentacionin pranë Drejtorisë së Burimeve Njerëzore dhe Promocionit, Sektorit të Burimeve Njerëzore dhe Zhvillimit të Karrierës deri më datë 22.04.2019.





