Ndërsa policia iu ka bërë thirrje të vazhdueshme me megafon për të ruajtur qetësinë në protestë edhe protestuesit e kanë një thirrje për efektivët para Parlamentit. Ata i bëjnë thirrje policëve të heqin kapelet e t’ju bashkohen atyre në protestën për rrëzimin e qeverisë Rama.
Ndërsa policët iu përgjigjen sërish me megafon, duke thënë: Ndalni hedhjen e kapsollave, ose do ndërhymë. kujtojmë se pak minuta më parë, dy policë u lënduan nga shashkat e hedhura prej protestuesve.
Thirrje për të hequr kapelet, policët kanë dëgjuar gjatë fushatës së vitit 2013-të edhe nga kryeministri Edi Rama, por ky i fundit i ka ftuar t’i heqin për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.





