Grupimi "Bicycle Durrës" ka paralajmëruar një protestë përpara Bashkisë Durrës mw 24 mars (të dielën), ku do të paraqiten publikisht kërkesat për marrjen e masave të menjëhershme që rrugët e qytetit të pajisen me korsi për biçikletat, të vendoset sinjalistika vertikale dhe horizontale, si edhe të rritet numri i vendparkimeve.
Kjo protestë vjen në një kohë që investimet në rrugët e qytetit të Bashkisë Durrës nuk përfshijnë korsitë e biçikletave, që rrisin sigurinë e përdoruesve të tyre dhe ulin ndotjen e trafikun në qytet. Gjatë protestës do të shpërndahen edhe fletëpalosje për qytetarët mbi dobitë shëndetësore të përdorimit të biçikletës.
“Më pas së bashku do të nisim pedalimin me pankarta mbi biçikleta, duke shpalosur kërkesat tona në rrugët e qytetit dhe ndërgjegjësuar shoferët për respektimin e biçiklistëve. Protesta do të nisi në orën 10:00 përpara Bashkisë Durrës, të dielën (24 mars), dhe në orën 11:00 do të zhvillohet pedalimi-protestë”, thuhet në njoftimin e grupimit "Bicycle Durrës".





