Nga Ardian Muka
Ne protesten e sotme te shoqerise civile kunder fillimit te punimeve ne projektin “Veliera” nga ana e bashkise, pas perfundimit te procesit gjygjesor ku sistemi drejtesise i jep te drejte vazhdimit te shkaterrimit te arkeologjise nga vandali Vangjush Dako, ne fjalen time, bera nje refleksion qe dua ta ndaj dhe me ju miq.
Shprehimisht dhe ne ligjerate te drejte thashe qe arkeologjia e qytetit tim dhe historia jone si komb, eshte sabotuar e po sabotohet nga qeveritare e kryebashkiake shpirteshitur ndaj qarqesh greko-serbe, qe pretendojne se iliret jane vendosur ne trojet tona me vone se helenet e sllavet, sabotim qe ka ardhur nga veprimet e mos veprimet e tyre.
Si ka mundesi qe amfiteatri i Durresit, nje nga me te medhenjte ne Mesdhe, i zbuluar qe ne vitin 1966, akoma sot e kesaj dite qendron si nje germadhe e pazbuluar ne qender te qytetit!?
Si ka mundesi qe termat romake te zbuluara qe ne vitet 60 tek pallati i kultures dhe forumi bizantin, i zbuluar ne vitet 80, po aty, te mos zbulohen e vleresohen dhe te krijohet nje zone parku arkeologjik ne kete hapesire!?
Si ka mundesi qe fari portual i Durresit, nje nga gjashte faret e zbuluara ne Mesdhe, i zbuluar rreth viteve 2000, te qendroje i mbuluar me ujera te qelbura 50m larg bashkis !?
E dini qe ne vitin e rremujshem 1997 ne muzeun arkeologjik te Durresit u vodhen artefakte vetem tek pavioni i Ilirise, gjera pa vlere monetare (qeramika, qelqe, hekurishte), por me nje vlere te pacmuar historike dhe su prek asgje ne sektorin helenik, e me pas!?
Si ju duket qe gjate viteve te tranzicionit, ligjet dhe rregulloret per arkeologjine ne Durres vetem kane penguar dhe veshtiresuar jeten e zhvilluesve te territorit, duke i bere te painteresuar dhe pandjeshem ndaj artefakteve te zbuluara, ne vend qe t’i stimulonin ata, qe t’i shihnin ato si mundesi vlerash dhe mireqenie per vete dhe komunitetin,dhe te mos i detyronte t’i shkaterronin ato!?
Si mundet Ministria e Kultures te mos reagoje ndaj shembjes me germim te resteve te forteses otomane te gjendur poshte Velieres nga barbari i ISIS-it Dako, nderkohe qe ishte premtuar ndryshimi i projektit dhe ruajtja e gjetjeve arkeologjike!?
Per keto dhe shume e shume te tjera, une nuk gjej emer tjeter vec SABOTIM te historise tone 3000 vjecare e me shume!!
Nje referendum qytetar me bashkine e re, duhet te vinte pikat mbi i, duke filluar nga e ardhmja e projektit “Veliera” e deri tek menyra e zhvillimit te qytetit.