Urbanisti Ardian Muka njëkohësisht kandidat i Partisë Demokratike për bashkinë Durrës tha se dëmi i shkaktuar nga sheshi Veliera është i parikuperueshëm.

Zgjidhja sipas urbanistit Muka do të jetë referendumi popullor që do të mbahet pas zgjedhjeve të qershorit me bashkinë e re që do të dalë nga zgjedhjet.

“Populli durrsak nëpërmjet referendumit do të shprehet për fatin e Velierës”, tha Muka.

Muka edhe më herët është shprehur kundër këtij projekti. Pas një beteje dy-vjeçare në disa shkallë të gjyqësorit, Gjykata Admisnitrative e Apelit i dha dritë jeshile ndërtimit të projektit me vlerë 6 milionë dollarë.

K.H.