Palët që kundërshtuan ndërtimin e sheshit Veliera në Durrës kanë protestuar paraditen e sotme në pranë Torrës Veneciane me pankarta në duar, ku shprehin shqetësimin e dëmtimit të parikuperueshëm të arkeologjisë së kësaj pjese të qytetit.
Shoqëria civile e përfaqësuar nga ambientalisti Sazan Guri dhe avokatja Mirela Jorgo nuk janë pajtuar aspak me vendimin e Gjykatës Admisnitrative të Apelit e cila i hapi dritën jeshile projektit Veliera në Durrës.
Sazan Guri tha se do të bëjnë sërish një aktpadi për bllokimin e punimeve, këtë radhë me pretendimin se këto punime të nisura një javë më parë kanë dëmtuar rëndë struktura muresh të periudhave të ndryshme historike.
Avokatja Mirela Jorgo tha se janë bërë një sërë shkeljesh proceduriale nga Gjykata Administrative e Apelit në vendimin e dhënë. Sipas saj shkak për humbjen e betejës gjyqësore ishte Sazan Guri. Madje midis Sazan Gurit dhe Mirela Jorgos pati debat verbal.
Avokatja tha se ligjërisht tani çështja është e mbyllur ndërsa Sazan Guri deklaroi se do të kërkojë prapë bllokimin e punimeve deri në zgjedhjet e reja për kryetar bashkie që mbahen në 30 qershor.
K.H.





