Gjatë fjalës së tij në tryezën e organizuar nga PD me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit, profesori Edmond Tupja tha se Rama e urren teatrin pasi nuk u shërben interesave të tyre.

"Qeveria aktuale me kryeministrin ka frikë nga teatri, të gjithë diktatorët kanë frikë nga teatri kur ai nuk u shërben interesave të tyre sepse në teatër spektatori bën katarsisin, zhvishet. Dhe të zhvishesh do të thotë të shikosh veten lakuriq. Të zhvishesh lakuriq do të thotë të shikosh sa vlen dhe kur ti e kupton se nuk vlen urren vetveten dhe kërkon të shërohesh nga vetvetja. Kjo është për Zotin Rama."