Sipas urbanistit të njohur në Durrës, Ardian Muka, Vangjush Dako iu la një peshqesh tjetër qytetarëve të Durrësit në prag të largimit nga drejtimi i bashkisë, rritjen e çmimit të biletave të transportit publik.
Muka shkruan në Facebook se këshilltarët e PD-së nuk u bënë pjesë e kësaj maskarade duke abandonuar mbledhjen e Këshillit Bashkiak të zhvilluar ditën e hënë më 11 mars.
“Keqardhje për këshilltarët opozitarë të LSI!!”, thotë ndër të tjera Muka.
POSTIMI I PLOTË
Vangjush Dako ne prag te largimit nga drejtimi bashkise Durres ju la dhe nje "peshqesh" tjeter qytetareve durrsake:ngritjen e cmimit te biletave te linjave urbane me 33% te vleres,nga 30 ne 40 leke,rritje qe shkon ne dem te xhepave te qytetareve e ne favor te privateve klienteliste te bashkise.Keshilltaret e PD nuk u bene pjese e kesaj maskarade duke abandonuar mbledhjen e keshillit ne shenje proteste,pasi asnje kontestim dhe sugjerim i bere nga keshilltaret e djathte nuk u morr parasysh nga bashkia.Keqardhje per keshilltaret opozitare te LSI!!





