Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar herët këtë mëngjes, kur një makinë ka përplasur një këmbësor.

Policia e Durrësit, në njoftimin e saj paraprak informon se “Më datë 14.03.2019, rreth orës 05:45, në aksin rrugor Fushë-Krujë – Tiranë, në Nikël, shtetasi A.N., 51 vjeç, banues në Tiranë, duke drejtuar atomjetin e tij, ka aksidentuar më pasojë vdekjen, një shtetas këmbesor të seksit mashkull, rreth 60 vjeç, ende të paidentifikuar”.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e shkakut të aksidentit.