Pas shkarkimit të Lindita Nushit nga detyra e drejtoreshës Rajonale e Kufirit dhe Migracionit në Durrës është emëruar Ndue Ndoci.

Mësohet se Ndoci është emëruar nga Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu.

Vendimi për shkarkimin e Nushit erdhi pak ditë pasi u arrestuan 6 kontrollorët e kufirit në Durrës. Gjashtë punonjësit e policisë u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar "Kontrollori".

Sipas policisë, efektivët e portit, kundrejt ryshfetit, bënin të mundur kalimin e paligjshëm të personave me probleme, apo kategorisë së shtetasve që nuk u lejohet udhëtimi drejt zonës “Shengen”.  Por ata u lanë të lirë nga gjykata pas arrestimit.