Tragetet e linjave Durrës – Bari dhe Durrës – Ankona e kthim që nga fillimi i këtij muaji janë preferuar nga 13.243 udhëtarë me 2.236 autovetura gjithsej.
Çdo ditë tragetet kanë transportuar mesatarisht 1.100 udhëtarë me 186 autovetura, ndërsa numri mesatar ditor i kamjonëve dhe trajlerëve me tragete ka arritur në 218.
Nga të dhënat operative në APD, mësohet se gjatë periudhës 1 – 12 mars tragetet kanë kryer 31 lundrime vajtje-ardhje duke transportuar gjithashtu 2.620 kamjonë dhe trajlerë me mallra, një numër më i lartë se sa ai i autoveturave të transportuara në të njejtën periudhë.
Sipas të njejtave burime, në portin e Durrësit në 12 ditët e para të këtij muaji kanë mbërritur me tragete më shumë udhëtarë, autovetura dhe kamionë e trajlerë se sa janë larguar drejt porteve të Barit dhe Ankonës.