“Disa histori i kam jetuar. Disa të tjera i kam dëgjuar të tregohen për mua. Do shihemi së shpejti. Ka kaq shumë për të thënë”, me këtë diçiturë e ka përshkruar ish-ministri Saimir Tahiri një video të postuar në rrjetet e tij sociale.
Tahiri duket me një kast xhirimi, duke “bërë prova”, në atë që ngjan ose me një skenë filmi, ose me një prapaskenë interviste.
Deri pak vite më parë, ai ishte padyshim numri dy socialist, njeriu kryesor i PS për qarkun Tiranë dhe krah i djathtë i Ramës.
Por kjo nuk zgjati shumë dhe ai përfundoi në burg. Atëherë, rezistenca e Ramës ndaj lëvizjeve të drejtësisë për Tahirin, ishte dukshëm mininaliste krahasuar me mbrojtjen e frikshme që i bëri dhe vazhdon ti bëjë Belinda Ballukut.





