Një vatër zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në një pyll në fshatin Draç, në zonën e Ishmit.

Zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore 2 km larg rrugës kombëtare.

Efektivët e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve që ndihmohen edhe nga era e fortë.