Policia ka identifikuar dhe proceduar penalisht 3 persona si autorë të zjarreve të ndodhura në Qarkun Fier.

Konkretisht u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:

K.S, 28 vjeç, banues në Levan. Ky shtetas është autori i dyshuar i djegies së 35 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit G.B.

A.M, 56 vjeç, banues në Greshicë. Ky shtetas është autori i djegies së 7 hektarëve tokë dhe 30 rrënjëve ullinj në pronësi të shtetasit S.M.

A.K, 44 vjeç, banues në Ardenicë. Ky shtetas është autori i dyshuar i djegies së 10 rrënjëve ullinj shumëvjeçar, pronë e Manastirit të Ardenicës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier dhe Lushnje për veprën penale "Shkatërrimi i pronës me zjarr".