Ndërhyrja në kohë e Policisë parandalon një krim në familje.

Policia e Vlorës falë ndërhyrjes në kohë ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti familjar me pasoja të rënda.

Arrestohet në flagrancë shtetasi P.Sh., 50 vjeç, pasi në banesë, nën e efektin e pijeve alkoolike, ka ushtruar dhunë fizike ndaj djalit të tij dhe ka plagosur lehtë në dorë me mjete prerëse (thikë) vajzën e mitur.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Vlorë, për veprën penale ''Dhuna në familje''.